Ballina Publicitet ‘Rebeli mbretëror’, princi William arrin me motoçikletë për të zhvilluar një lojë...

‘Rebeli mbretëror’, princi William arrin me motoçikletë për të zhvilluar një lojë futbolli me miqtë e tij

SHPËRNDAJE

Princi William është fotografuar duke vozitur një motoçikletë, teksa shkonte për t’u takuar me disa miq për të luajtur futboll të vogël.

35-vjeçari i ka thënë vetes pushim nga angazhimet e të qenit pjesëtar i familjes mbretërore për të zhvilluar një lojë futbolli në Londër.

(Foto: Constant Media)

William njihet si një tifoz i madh, mirëpo më shumë ka tërhequr vëmendje arritja e tij në fushën e lojës me motoçikletë.

Ai ka vozitur një motoçikletë Ducati, e cila vlen rreth 14.000 funte (15.870 euro).

(Foto: Constant Media)

Duka i Cambridge edhe në mbrëmjen e tij të martesës kishte bërë një shëtitje me motoçikletë rreth e rrotull Londrës. Mirëpo, në vitin e kaluar kishte thënë se ka hequr dorë nga hobi i tij prej se është bërë me fëmijë.

Po ashtu, gruaja e tij, Kate Middleton, ka thënë se tmerrohet kur bashkëshorti i saj hip në motoçikletë. Megjithatë, duket se pasioni nuk është zhdukur kurrë dhe William vazhdon t’i pëlqejë motoçikletat.

(Foto: Constant Media)

Gjatë lojës së futbollit me miqtë e tij, princi është treguar mjaft i përkushtuar duke dhënë direktiva dhe duke vrapuar pas topit.

Si një tifoz i Aston Villas, ai nuk i ka anashkaluar simbolet e skuadrës së tij të zemrës. /Telegrafi/