Ballina Sport Klubi anglez ofron 63 milionë euro për Icardin

Klubi anglez ofron 63 milionë euro për Icardin

SHPËRNDAJE

Klubi anglez, Chelsea tashmë ka bërë gati ofertën për yllin e Interit, Mauro Icardin.

Mediat britanike shkruajnë se “Blutë” e Londrës kanë përgatitur ofertën në adresë të Interit në vlerë prej 63 milionë euro për argjentinasin, transmeton kp.

Icardi është duke treguar formë të lartë me interistët, dhe ai është duke u kërkuar nga top klubet evropiane.

Por, siç raportohet Chelsea është futur seriozisht në garë për ta transferuar sulmuesin argjentinas gjatë kësaj verë.