Ballina Aktuale Hoxha: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa i normalizuar marrëdhëniet...

Hoxha: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën

SHPËRNDAJE

Ministrja e Integrimeve Evropiane , Dhurata Hoxha ka rikonfirmuar se Serbia nuk mund të anëtarsohet në Bashkimin Evropian pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, raporton “Zëri.info”.

“Çështja e marrdhënieve me Serbinë është një cështje në përparsi për Kosovën në strategjinë e zgjerimit të BE-së për arsye ja ka bërë me dije Serbisë se pa i normalizuar marrdhëniët me Kosovën nuk mund të anëtarësohet në BE”, ka thënë Hoxha.

Ajo është e bindur se Kosova tanimë e ka rrugën e lirë drejt BE-së vetëm se duhet shumë punë. “Kosova e ka konfirmuar se e ka rrugen për në Bashkimin Evropian me rrugë te ndara nga Serbia. Stategjia e zgjerimit të BE-së e ka bërë të ditur se Kosova ka shumë punë për të bëre dhe tani duhet të punojë”, ka përfunduar ajo. /ZËRI