Ballina Aktuale Avion luftarak fluturojnë shum ulët mbi Preshevë

Avion luftarak fluturojnë shum ulët mbi Preshevë

SHPËRNDAJE

Në këto momente së paku tre avion luftarak të cilët supozohet të jenë të Ushtrisë së Serbisë po qarkullojn në qiellin mbi Preshevë. Avionët në fjalë po fluturojnë shum ulët dhe lëshojnë zhurmë të madhe. Kjo ka bërë që qytetarët e komunës së Preshevës të ndihen të shqetsuar. Përndryshe, në Preshevë që nga mbarimi i luftës së Kosovës nuk është vërejtur ndonjë avion ushtarak duke flutururar. Shpresojm që fluturimet e tilla mos të kenë lidhshmëri me situatën e fundit tensionuese në Kosovë. Rikujtojmë se portali informativ rtvpresheva.com kishte raportuar për kërcënimet që i ishin drejtuar banorëve shqiptar të Luginës, e kërcënimi më serioz ishte ai i Presidentit të Republikës Srpska në Bosnjë, Milorad Dodik i cili deklaroi se Serbia duhet të përdorë masa reciproke ndaj shqiptarëve në Serbi./www.rtvpresheva.com/