Ballina Publicitet Hugh Jackman do të luajë në filmin e ri “Bad Education”

Hugh Jackman do të luajë në filmin e ri “Bad Education”

SHPËRNDAJE

Aktori australian, Hugh Jackman, e ka siguruar rolin kryesor në filmin “Bad Education”.

Sipas Deadline, skenarin e këtij filmi e ka shkruar Mike Makowsky, ndërsa nuk ka shumë detaje në lidhje me ngjarjen e filmit.

Skenaristi thuhet se është bazuar në përvojat personale nga shkolla e mesme gjatë përgatitjes së skenarit.

Fred Berger dhe Brian Kavanaugh-Jones janë producentë të filmit me regji të Cory Finley.

Filmi më i fundit i Jackman, “The Greatest Showman”, u tregua i suksesshëm pas shfaqjes në kinema në fund të vitit të kaluar dhe madje në SHBA arriti më së shumti përfitime se “La La Land”.

“The Front Runner” është një tjetër film, në të cilin është angazhuar 49-vjeçari, ndërsa xhirimet kanë nisur në vitin e kaluar.

Është fjala për një komedi të erret biografike me regji të Jason Reitman, ndërsa në rolet tjera luajnë edhe Vera Farmiga, Kaitlyn Dever, Sara Paxton, Molly Ephraim e J. K. Simmons.

Kujtojmë që aktori i popullarizuar i dha fund sagës së Wolverine me filmin “Logan” (2017). /Telegrafi/