Ballina Sport SHITEN 1,7 MILIONË BILETA PËR BOTËRORIN 2018

SHITEN 1,7 MILIONË BILETA PËR BOTËRORIN 2018

SHPËRNDAJE

Rreth 1,7 milionë bileta janë shitur deri tani për Kupën e Botës që mbahet në Rusi, ku vetëm në fazën e fundit të shitjeve, u blenë 400000 bileta.

Rusia dominon me një numër blerjesh, me 216,134 bileta, e ndjekur nga tifozët e ekipit të pakualifikuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 16,462, të Argjentinës me 15,006, të Kolumbisë me 14,755 dhe Meksikës me 14,372 bileta.

“Në total janë shitur 1,698,049 bileta për turneun e 14 qershor-15 korrik në 11 qytete ruse”, njoftoi FIFA.

Faza fazë përfundimtare e shitjeve do të fillojë më 18 prill.