Ballina Sport “ÇMENDET” MCGREGOR, SULMON “RIVALËT” DHE ARRESTOHET NGA POLICIA

“ÇMENDET” MCGREGOR, SULMON “RIVALËT” DHE ARRESTOHET NGA POLICIA

SHPËRNDAJE

tori i Lazios, Igli Tare, ka zbuluar se po ndjek me interes mesfushorin shqiptar, Valon Berisha, i cili luan për skuadrën austriake.

Conor McGregor është ndaluar nga policia e Brooklynit, në Nju Jork, pas përfshirjes në një incident të dhunshëm. Ndaj luftëtarit të arteve marciale janë ngritur akuzat e agresionit dhe vandalizmit.

29-vjeçari irlandez, ish-kampion i dy kategorive të UFC-së, ishte pjesë e një grupi meshkujsh që sulmuan një autobus, me të cilin udhëtonin “luftëtarë” rivalë, sqarohej në një komunikatë të UFC-së.

McGregor u vetëdorëzua në polici pas shpalljes së tij në kërkim, ndërsa në orët e para të kësaj të premteje iu komunikuan akuzat.

McGregor një kampion absolut në UFC, mori më shumë famë kur pranoi të ndeshej me Floyd Mayweather, në gusht të vitit 2017, në një ndeshje boksi, sfidë që i siguroi shumë shuma të pabesueshme të dy protagonistët në ring.