Ballina Sport ENRIQUE E ANCELOTTI FAVORITË PËR TRAJNER TE ARSENALIT

ENRIQUE E ANCELOTTI FAVORITË PËR TRAJNER TE ARSENALIT

SHPËRNDAJE

Luis Enrique dhe Carlo Ancelotti në pole-position për të marrë drejtimin e Arsenalit.

Janë këta emrat më sugjestionues, që shikohen nga mediat angleze si pasues të mundshëm të Arsene Wenger në stolin e “Topçinjve”.

Paraditen e kësaj të premteje trajneri francez zyrtarizoi largimin e tij nga stoli i Arsenalit pas më shumë se 2 dekadash dhe tashmë drejtuesit e klubit londinez duhet të gjejnë trajnerin që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Dy favoritët janë dy trajnerë që aktualisht janë pa kontratë pikërisht ish tekniku i Barcelonës, Luis Enrique dhe italiani Carlo Ancelotti, ndërsa në listë përfshihen edhe emrat e Joachim Loew dhe Leonardo Jardim.

Një kandidaturë e fortë është edhe ajo e ish mesfushorit të “Topçinjve” Patrick Viera aktualisht, trajner i skuadrës amerikane New York City.