Ballina Sport Alisson i fokusuar te Roma, befason me preferencat për portierin, mbrojtësin dhe...

Alisson i fokusuar te Roma, befason me preferencat për portierin, mbrojtësin dhe sulmuesin më të mirë në Serie A

SHPËRNDAJE

Portieri i Romës, Alisson Becker, i kënaqur me interesimin nga Liverpooli dhe Real Madridi, por thotë se mendon vetëm për të ardhmen.

Braziliani ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira këtë sezon, duke u cilësuar kështu portieri me formën më të mirë në Serie A aktualisht.

“Nuk e di se çfarë do të ndodh”, ka thënë Alisson për Gazzetta dello Sport, kur u pyet për interesimin e klubeve tjera.

Mohamed Salah në momentin kur Salah i shënoi Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve (Foto: Getty Images)

“Është logjike që interesimet më gëzojnë. I di vlerat e mia, jo në aspektin e parave, por si lojtar”.

“E di se çfarë i sjelli skuadrës, por tani po mendoj vetëm për të ardhmen. Se çfarë do të ndodh në të ardhmen, do ia lë kohës”.

“Jam këtu dhe duhet të fokusohem që të bëjë mirë. Edhe kur isha te Internacional, kisha negociata me Romën, por mendimet e mia ishin si të bëja mirë më Internacionalin”.

Mauro Icardi duke festuar golin ndaj Romës (Foto: Getty Images)

Alisson u pyet edhe se kush është sulmuesi më i mirë në Serie A, mbrojtësi dhe portieri dhe befasisht ka zgjedhur gjithë lojtarë të Interit.

“Do të thosha Mauro Icardi, Miranda dhe pastaj idhulli im Buffon, por pasi ai nuk ka luajtur aq shumë do zgjedh Handanovicin”, ka shtuar Alison. /Telegrafi/