Ballina Sport Ferguson në gjendje të rëndë i shtrirë në spital, Ronaldo lëshon një...

Ferguson në gjendje të rëndë i shtrirë në spital, Ronaldo lëshon një mesazh për ish-trajnerin e tij

SHPËRNDAJE

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson është shtrirë në spital pasi ka pësuar gjakderdhje në tru.

Skocezi iu është nënshtruar një operacioni dhe duket se e ka kaluar atë me sukses.

Ka qenë klubi anglez Manchester United që ka lëshuar një komunikatë ku ka njoftuar se operimi ka shkuar shumë mirë dhe se familja kërkon privatësi.

Ndërkohë një mesazh të fuqishëm për trajnerin legjendar e ka lëshuar edhe futbollisti më i mirë në botë për vitin e fundit Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo dhe Sir Alex Ferguson pas finales në Ligën e Kampionëve ku Reali triumfoi ndaj Juventusit. (Photo / Getty Images)

“Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për ty miku im i dashur. Bëhu i fortë, bos”, ka shkruar portugezi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ronaldo dhe Ferguson punuan së bashku në United gjatë viteve 2003 deri më 2009.

Edhe pas largimit të Ronaldos nga Old Traford, dy ikonat e këtij sporti kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre të mira.

Ferguson së fundmi ka qenë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve duke e uruar Ronaldon pas triumfit me Real Madridin. /Telegrafi/