Ballina Publicitet Vin Diesel konfirmon rikthimin e regjisorit Justin Lin në krye të filmit...

Vin Diesel konfirmon rikthimin e regjisorit Justin Lin në krye të filmit “Fast and Furious”

SHPËRNDAJE

Kthimi i regjisorit Justin Lin në ekskluzivitetin “Fast and Furious” është përmendur disa herë gjatë disa muajve të fundit.

Vin Diesel, një ndër protagonistët e shumtë të filmit, ka konfirmuar edhe zyrtarisht rikthimin e tajvanezit në krye të këtij projekti.

Sipas aktorit, Lin që ka drejtuar më parë katër filma të kësaj frashize, do të kthehet në punë në dy filmat e ardhshëm.

Vin Diesel (Getty Images)

“Unë kam biseduar me të, ai është shumë i emocionuar”, tha aktori 50-vjeçar hollivudian.

Dy filmat e ardhshëm do të jenë vendimtare për ekskluzivitetin, sepse prodhuesi Niels Moritz njoftoi vitin e kaluar se do po i vjen fundi serive të filmit.

Filmi i ardhshëm “Fast and Furious” pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave më 20 prill të vitit 2020 , megjithëse fillimisht ishte planifikuar për 2019.

Arsyeja për këtë është se ekipi krijues mori më shumë kohë për të zhvilluar historinë e filmit më të ri. /jetapress/