Ballina Sport CALHANOGLU KËRKON MAKSIMUMIN NË FINALE ME JUVENTUSIN

CALHANOGLU KËRKON MAKSIMUMIN NË FINALE ME JUVENTUSIN

SHPËRNDAJE

“Ndeshja me Juventusin nuk do të jetë e lehtë. Të gjithë e dinë se Juve është skuadër e fortë”.

Kështu thotë mesfushori i AC Milanit, Hakan Calhanoglu. Juventus dhe Milan do të përballen nesër mbrëma në finalen e madhe të Kupës së Italisë.

Calhanoglu beson se skuadra e tij do të jap maksimumin në duel me torinezët, sepse sipas tij, me fitoren e mundshme në këtë takim, “rossonerët” do të siguronin kualifikimin në Europa League, raporton RTKLive.

“Kur fiton kundër Juventusit të ndryshon mentaliteti. Gjithashtu kemi mundësinë të kualifikohemi menjëherë në grupet e Europa League, por nuk do të jetë e lehtë, sepse Juventus është skuadër e fortë”, tha Calhanoglu.