Ballina Sport ZBULOHEN FANELLAT E JUVENTUSIT PËR SEZONIN TJETËR

ZBULOHEN FANELLAT E JUVENTUSIT PËR SEZONIN TJETËR

SHPËRNDAJE

Kampionët e Italisë do të kenë disa ndryshime në fanellë.

Juventusi do të prezantojë zyrtarisht më 15 maj fanellën e stinorit 2018/19, por në mediat italiane qysh tani kanë filluar të qarkullojnë fotografi me fanellën e re.

Me ngjyrat tradicionale bardhezi, Juve do të luajë ndeshjet në shtëpi, por këtë herë do fanella do të dominohet nga ngjyra e bardhë, ndërsa dy vija do të jenë të mbuluara me të zezën.

Juventus që është shumë pranë të shpallet kampion i Italisë për të shtatin vit rresht, ka për sponsor të veshjeve kompaninë gjermane Adidas./KosovaPress/