Ballina Publicitet Filmi “China Salesman” vë ballë për ballë Mike Tysonin dhe Steven Seagalin

Filmi “China Salesman” vë ballë për ballë Mike Tysonin dhe Steven Seagalin

SHPËRNDAJE

“China Salesman” është filmi që ballë për ballë ish-kampionin e botës në boks, Mike Tyson dhe ikonën e filmave aksion Steven Seagal.

Filmi i zhanrit triller-alsion është realizuar nga produksioni kinez, Wanda Corporation, me regji dhe skenar të Tan Bing.

Mike Tyson në filmin “China Salesman” (Foto: YouTube/Cleopatra Entertainment)

Krahas dy yjeve të përmendur, luajnë edhe Dong-Xue Li, Janicke Askevold, Zijian Wang, Li Ai dhe Eriq Ebouaney.

Arsyeja e vërtetë pse ky film do t’u pëlqejë dashamirëve të aksionit janë pikërisht skenat ndërmjet Mike Tyson dhe Steven Seagal.

“China Salesman” është bazuar në ngjarje të vërtetë, ndërsa flet për një aventurë të rrezikshme në Afrikë, ku një inxhinier/shitës kinez përballet me një konkurrent të korruptuar për një kontratë për teknologjinë e parë celulare afrikane.

Banori lokal, Kabbah (Mike Tyson) dhe mercenari Lauder (Steven Seagal) përfshihen në konflikt, në një duel klasik dhje brutal.

Steven Seagal në filmin “China Salesman” (Foto: YouTube/Cleopatra Entertainment)

Ekziston një përleshje tetëminutëshe ndërmjet Tyson dhe Seagal, ndërsa kjo mjafton për ta bërë “China Salesman” një film të pëlqyeshëm aksion të nivelit dytësor.

Regjisori Tan Bing ka thënë se ka pasur shumë të vështirë që t’i bindë dy protagonistët të luajnë në një film, pasi të dy dëshironin që karakteri i tyre të dilte fitimtar në fund. Mirëpo, Bing ua ka bërë të qartë se asnjëri nuk fiton në fund dhe mbetet barazim.

Filmi do të nisë të shfaqet nëpër kinema nga 15 qershori dhe më pas do të dalë edhe në VOD, ‘Blu-ray’ dhe DVD. /Telegrafi/