Ballina Publicitet Tom Hardy transformohet plotësisht për rolin e Al Capones

Tom Hardy transformohet plotësisht për rolin e Al Capones

SHPËRNDAJE

Xhirimet e filmit “Fonzo” janë duke e zhvilluar dhe bazuar në imazhet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale, aktori Tom Hardy duket se është plotësisht i angazhuar për rolin e Al Capones.

Edhe pse fotografitë e kohëve të fundit janë marrë nga xhirimet, ato që janë publikuar sot kanë befasuar plotësisht përdoruesit e rrjeteve sociale. Hardy është me të vërtetë i panjohshëm për ta.

Plotësisht tullac, pantallona të shkurtra dhe pa këmishë, me një numër të madh tatuazesh në trup, shihet në imazhe.

Tom Hardy do të luajë rolin e Al Kapones në filmin “Fonzo” të regjisorit Josh Trenk. Në rolin e Al Capones deri më tani janë paraqitur edhe Rod Stigger, Robert de Niro dhe Ben Gazara.

“Ky nuk është Al Capone klasik. Nuk dua të zbuloj më shumë, por përfundimisht është një transformim kur bëhet fjalë për rolin”, tha ai në një intervistë.

Filmi do të përqendrohet në vitet e fundit të jetës së Al Capones pasi vuan nga çmenduria dhe jeton në burg.

Nuk dihet ende se kur filmi do të mund të shfaqet para shikuesve në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/