Ballina Aktuale BIPBM, në panairin “Harmonia e Kulturave” në Tiranë

BIPBM, në panairin “Harmonia e Kulturave” në Tiranë

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), morën pjesë aktive në panairin ndërkombëtar “Harmonia e kulturave”, të organizuar nga Fondacioni Alsar në Tiranë.

Në këtë panair me temë: “Vlera te diversitetit kulturor dhe të jetuarit së bashku”, merrte pjesë zëvendës ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, si dhe shumë studentë nga vende të ndryshme të botës, duke llogaritur edhe të rinjtë nga Lugina e Preshevës, në krye me sekretarin e përgjithshëm të BIPBM, Refik Mehmeti.

Duke diskutuar pr rolin dhe rëndësinë e këtij panairi, njeriu i parë i Fondacionit Alsar  z. Mehdi Gura u shpreh: “Cilësia më e mirë që i simbolizon shqiptarët është tolerance dhe bashkëjetesa që kanë midis tyre. Në Shqipëri disa terma si racizmi apo terma të tjerë negativë nuk ekzistojnë. Në këtë pikëpamje, dua të theksoj se Shqipëria është shumë më përpara se disa shtete evropiane”.

Jetapress, mëson se nga Lugina e Preshevës, në Shqipëri zhvillojnë studimet shumë studentë dhe se Kryetari i Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra, e ka kthyer në traditë organizimin e panairit të kulturave me rastin e ditës së diversitetit. /jetapress/