![Amfiteatr-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2018/05/Amfiteatr-780x439.jpg)
Mbrëmjen e djeshme u përuruar Amfiteatri i ristrukturuar i Parkut të Liqenit në Tiranë.
Pas 27 vitesh, Teatri i Hapur i Tiranës i është kthyer artistëve, kulturës, publikut dhe brezave.
Kjo skenë do të mirëpresë publikun në festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema të hapur në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.