Ballina Aktuale TIKA i kthehet Bujanocit me projekte kapitale

TIKA i kthehet Bujanocit me projekte kapitale

SHPËRNDAJE

Të enjten e 7 qershorit, Koordinatorja e TIKA-s Agjensionit turk për bashkëpunim dhe koordinim për Serbi, Çagla Gultekin Tosbat, vizitoi Komunën e Bujanocin, me lajme të mira për vazhdimin e  bashkëfinancimit të projekteve kapitale.

Komuna e Bujanocit, nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë të ditur se “Koordinatorja e Agjensionit turk për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA), ÇAGLA Gultekin Tosbat, qëndroi për vizitë pune në Bujanoc. Fillimisht koordinatoren e TIKA-s, Gultekin Tosbat e priti në rezidencën e tij i pari i komunës Shaip Kamberi, të cilët më pas bashkërisht vizituan Tërnocin dhe  Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, në Bujanoc.

Jetapress, bën të ditur se Agjencia turke për koordinim dhe bashkëpunim (TIKA), është e përmendur për Komunën e Bujanocit me projekte kapitale, si ai i financimit të ndërtimit të Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu”, në Lagjen e Strukarëve në Tërnoc, e cila kapte vlerën e 1.4 milion euro/ jetapress/