Ballina Lajme Nga Vendi Vizita lamtumirëse e përfaqësuesit të zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd

Vizita lamtumirëse e përfaqësuesit të zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd

SHPËRNDAJE

Sot, më 7 qershor, shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës, në Beograd, Valdet Sadiku, ka zhvilluar një vizitë lamtumirëse me institucionet komunale të Bujanocit dhe Këshillin Nacional.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë takimit me Valdet Sadikun, ai, shprehu një falënderim të sinqertë për misionin e tij dhe për bashkëpunimin e realizuar gjatë mandatit si shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës.

Gjithashtu, kryetari Kamberi, në shenjë respekti dhe nderimi për Valdet Sadikun, i ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë në sferën e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Jetapress, mëson se shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, ka vizituar Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe ka bërë homazhe te varri i ish kryetarit të këtij institucioni të lartë shqiptar dhe ish kryetar Kuvendi Komunal në Bujanoc, Jonuz Musliu, duke u nderuar më pas me mirënjohje nga familjarët Musliu në Konçul/jetapress/