Ballina Publicitet Almeda me një dedikim për Tiranën

Almeda me një dedikim për Tiranën

SHPËRNDAJE

Almeda Abazi i ka bërë një dedikim në rrjetet sociale qytetit të saj të fëmijërisë, Tiranës.

Ajo e ka publikuar një fotografi të përbashkët me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman, nga një aktivitet i mbjelljes së fidanëve në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e parë, aty ku jetova fëmijërinë time naive, kur të shoh ty trupin ma përshkojnë ndjesi të ndryshme kujtime te pafund”.

“Sot u ktheva te ti, qyteti im i dashur me një fidan të cilin po e mbjell në tokën tënde të lodhur nga stuhi të ndryshme”.

“Unë u largova nga ti, por pemën time po ta lë ty amanet, qyteti im i bukur Tirona”, ka shkruar Almeda në përshkrim duke e falënderuar kryebashkiakun Erion Veliaj.

Almeda ka qëndruar në Shqipëria për shkak të angazhimit të saj në spektaklin “Dancing with the Stars”, ndërsa këto ditë asaj i është bashkuar edhe burri i saj.

Abazi është aktore, modele dhe ish-Miss, e cila është shpallur më e bukurua e Tiranës (2007), Shqipërisë (2008) dhe ka fituar në garën e bukurisë shqiptare, ‘Miss Globe 2008’.

Ajo vazhdoi shkollimin e mesëm në një kolegj privat në Stamboll, ndërsa në Turqi edhe studioi për aktrim dhe vendosi që ta vazhdonte jetën profesionale atje duek luajtur në filmat, si “Konak”, “Show Business” dhe në serialin e TRT “Ayrilik”, si edhe ” Muhtesem Yuzyil” në rolin e Valerias.

Në shkurt të vitit 2017, Almeda u martua me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, në një ceremoni në Los Angeles. /Telegrafi/