Ballina Lajme Nga Vendi TRONDITET BUJANOCI: ZHVILLOHEN STËRVITJET USHTARAKE NDËRKOMBËTARE “UJKU PLATINUM 2018”

TRONDITET BUJANOCI: ZHVILLOHEN STËRVITJET USHTARAKE NDËRKOMBËTARE “UJKU PLATINUM 2018”

SHPËRNDAJE
Sot e nesër, në Komunën e Bujanocit, pikërisht në Bazën Ushtarake Cepotin, në Poligonin e Borovacit, në bazën “Jug”, janë duke u zhvilluar stërvitjet ushtarake, në të cilën ushtria e Serbisë merr pjesë me ushtritë e tetë vendeve, duke përfshirë disa anëtarë të NATO-s.
Në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare “Ujku platinum 2018”, marrin pjesë rreth 500 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të forcave të armatosura të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë, Malit të Zi dhe Serbisë marrin pjesë në këto ushtrime, njofton Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Qëllimi i këtyre stërvitjeve  është rritja e ndërveprimit, mirëkuptimit reciprok të anëtarëve të vendeve partnere ushtarake në një nivel taktik gjatë ekzekutimit të operacionit për mbështetjen e paqes në një mjedis shumëkombësh

Në ushtrimet mbi tema të tilla si “Taktika, teknikat dhe procedurat në Operacionet Shumëkombëshe” dhe “Operacionet e Mbajtjes së Paqes, anëtarët e vendeve pjesëmarrëse do të rrisin përdorimin e armëve jo vdekjeprurëse, si dhe procedurat, veprimet për angazhimin në operacione shumëkombëshe në një mjedis ndërkombëtar.

Gjatë ditës së sotme, në rajonin e Komunës së Bujanocit e sidomos vendbanimet rreth Bazës JUG, gjithashtu, bëhet e ditur se herë pas here janë dëgjuar krisma-detonime të fuqishme dhe fluturime të helikopterëve në distancë të ulët.

Jetapress, mëson se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka përcjell nga afër stërvitjet ushtarake shumë-kombëshe, si dha ka vizituar edhe zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar. /jetapress/