Ballina Aktuale AMBASADORI AMERIKAN VIZITON KKSH

AMBASADORI AMERIKAN VIZITON KKSH

SHPËRNDAJE

Të enjten e 21 qershorit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, shkëlqesia e tij, Kyle Scott, vizitoi drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar, me seli në Bujanoc.

 

Qëllimi i takimit miqësor mes ambasadorit Scott dhe kryetarit të KKSH, Shukri Ymeri, ishte veprimtaria e këtij institucioni të lartë politik të shqiptarëve, sferat e veprimtarisë së tij në suaza të kompetencave që ka për zgjidhjen e problemeve dhe qasja ndaj sfidave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari ShukriYmeri, falënderoi prezencën e ambasadorit amerikan në institucionin që drejton dhe angazhimet e Ambasadës së SHBA-ve të akredituar në Beograd, për ndihmat të cilat po i ofron për zgjidhjen e problemeve të pakicave kombëtare në Serbi, me theks të veçantë të atyre shqiptare në Luginë të Preshevës, njofton jetapress.