Ballina Lajme Nga Vendi KONKURS: BASHKËSIA ISLAME PËR PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

KONKURS: BASHKËSIA ISLAME PËR PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

SHPËRNDAJE

BASHKËSIA ISLAME PËR PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

Datë 23.06.2018

Bujanoc

 

BIPBM-ja, në mbledhjen e mbajtur sot, më datë 23.06.2018, në bashkëpunim me donatorët e saj, organizatat turke, përkrahur edhe nga vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendlindjes si dhe e mbështetur edhe nga bizneset lokale që veprojnë në Luginën e Preshevës dhe më gjerë shpall:

 

K  O  N  K  U  R  S

 

Për ndarjen e bursave për fëmijët jetimë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

  1. Kushtet e përgjithshme për ndarjen e bursave:

Bursat ndahen për fëmijët jetimë që nuk e kanë babain të gjallë.

  1. Qëllimi i projektit të bursave:

Qëllimi i projektit për ndarjen e bursave është ofrimi i mbështetjes financiare për familjet që rritin fëmijë jetimë, e që mjerisht nuk e kanë pranë tyre kryefamiljarin – babain, i cili do ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve elementare për jetë normale.

  1. Të drejtë konkurrimi:

Fëmijët jetimë pa baba, nga mosha e lindjes e deri në moshën 11 vjeçare.

  1. Kohëzgjatja e bursave:

Derisa fëmija jetim të përfundoj shkollimin fillor.

  1. Lartësia e bursave:

28 euro për çdo muaj, të konvertuara në dinarë, ose 336 euro në vit.

  1. Pagesa e mjeteve të bursës:

Bëhet në 4 këste gjatë çdo viti (dmth. 1 këst përfshin pagesën e tre muajve paraprak)

  1. Dokumentet e nevojshme për aplikim:

a). Certifikata e lindjes së fëmijës.
b). Certifikata e vdekjes së babait të fëmijës.
c). Vërtetimin mbi hapjen e llogarisë bankare në dinarë.
d). Vërtetimin nga shkolla, nëse fëmija është mbi 7 vjet.
e). Lutjen drejtuar BIPBM-së për përfitimin e bursës.
f). 1 fotografi e plotë e fëmijës.

  1. Afati i aplikimit:

Afati për aplikim fillon më 25.06.2018 dhe mbaron më 05 korrik 2018.

Aplikimi pas përfundimit të afatit të lartshënuar, si dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet.

Pranimi i dokumentacionit bëhet çdo ditë pune, prej orës 10:00 e deri ora 15:00, në zyren e KBI-së në Bujanoc, rruga e Kosovës, përballë IDEA Marketit.

Për më shumë informata, ju lutemi na kontaktoni në nr. Tel. 063/8556261

Sugjerim: Palët pas aplikimit duhet të kenë mirëkuptim, derisa donatorët të marrin përgjegjësitë e veta mbi pagesën.

 

Njofton Shërbimi Informativ pranë BIPBM