Ballina Sport MILAN – JUVENTUS, PO PLANIFIKOHET SHKËMBIMI I BUJSHËM MES DY LOJTARËVE

MILAN – JUVENTUS, PO PLANIFIKOHET SHKËMBIMI I BUJSHËM MES DY LOJTARËVE

SHPËRNDAJE

Juventusi dhe Milani janë në diskutime paraprake për të arritur një marrëveshjes të mundshme shkëmbimi ndërmejt Leonardo Bonucci dhe Gonzalo Higuainit.

Pas një viti në “San Siro”, Bunucci po mendon rikthimin në Torino për të punuar sërish me teknikun Allegri, shkruan “Goal”.

Kapiteni i Milanit, që ditët e fundit është vënë në qendër të merkatos, ishte joshur nga PSG, por sikurse shkruan sot Gazzetta Dello Sport, mund të rikthehet te “Zonja e Vjetër”.

Ndërsa në krahun tjetër pas nënshkruimit me Ronaldon, Juventusi pritet të shesë Higuainin për të rregulluar edhe “Fair Play Financiar”.

Milani kërkon një sulmues të klasit të parë, ndërsa Juventusi një mbrojtës që jep siguri në prapavijë.

Zgjidhja është e thjeshtë: shkëmbim mes dy “yjeve” të Serisë A dhe të dy palët mbeten të kënaqur.