Ballina Lajme Vdes Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare

Vdes Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare

SHPËRNDAJE

Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i kuvendit të Kosovë Xhavit Haliti, gjatë seancës ku ishte duke u diskutuar për dialogun me Serbinë.

“Ka ndërruar jetë mësuesi jonë, njeriu që i dha 28 vjet të jetës së tij nëpër kazamatet serbe. Ai ka ndërruar jetë por vepra e tij do të lartësohet e të kujtohet për sa të ketë jetë”, ka thënë Haliti.

Ndërkaq, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje.

Seanca është ndërprerë për të vazhduar nesër.

Mësohet se Adem Demaçi, ka vdekur rreth orës 17:40, ndërsa nuk ka mundur të shpëtojë edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor./Telegrafi