Ballina Lajme Nga Vendi NDËRROI JETË GAZETARI ILIJAZ KASUMI

NDËRROI JETË GAZETARI ILIJAZ KASUMI

SHPËRNDAJE

In memoriam

 

Këto ditë, në moshën 65 vjeçare u shua nga jeta Ilijaz Kasumi, ish punëtor i Ndërmarrjes Publike Radiotelevizioni i Bujanocit, i cili për disa vite me radhë udhëhoqi emisionin javor në gjuhën rome “Romano krlo” (Zëri i romëve).

I ndjeri Ilijaz Kasumi, lindi në vitin 1953. Shkollimin fillor e mbaroi në Përlepnicë, gjimnazin në Gjilan, ndërsa studimet i ndoqi në Prishtinë.

Në Bujanoc erdhi të jetoj familjarisht, u punësua në RTV Bujanoci, duke dhënë shembullin e një gazetari të zellshëm, bashkëpunëtori të mirë dhe të një njeriu të urtë e të sjellshëm.

Përveç punës si gazetar në RTV Bujanoci, Ilijaz Kasumi, ka marrë pjesë nëpër shumë projekte, seminare e punëtori të organizuara nga OBE-ja dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Ka shërbyer, gjithashtu edhe si përkthyes nga gjuha shqipe, serbe dhe rome, të cilat i fliste rrjedhshëm dhe komunikonte lirshëm në këto gjuhë, të rëndësishme për mjediset shumetnike siç është Bujanoci me rrethinë.

Të ndjerin, dritë pastë, Ilijaz Kasumi, do ta mbajmë mend si një mik të mirë dhe bashkëpunëtorë të shumë mediumeve në Luginë të Preshevës, duke e nderuar për veprat e tij, të mira njerëzore. U preftë në paqe!

Redaksia e Portalit Jetapress, i shpreh ngushëllime familjes Kasumi, miqve dhe dashamirëve të tij gazetarë dhe të tjerë. /jetapress/