Ballina Lajme Reagon kryetari Shaip Kamberi: “Pasojat e politikës albanofobe të udhëhequra nga presidenti...

Reagon kryetari Shaip Kamberi: “Pasojat e politikës albanofobe të udhëhequra nga presidenti Aleksandar Vuçiq, po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare”

SHPËRNDAJE

Pas vënies së zjarrit të qëllimshëm mbi makineritë e kompanisë shqiptare “Saba Bellça” në Vranjë, nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ku akuzuar polikën albanofobe  të udhëhequr nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vurja e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapsht që i përket viteve të ’90 ta” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të kryetarit Shaip Kamberi:

Pasojat e politikës albanofobe të cilëve ditëve të fundit i ka paraprirë presidenti serb, Aleksandar Vucic, për një invazion të shqiptarëve mbi Vranjën, po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare

Vurja e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapsht që i përket viteve të ’90 ta.

Përveç dëmtimit të drejtëpërdrejtë të shkaktuar kompanisë shqiptare “Saba Bellça”, një gjest i ktill ngjallë frikën jo vetëm ndaj kompanive shqiptare por dëshmon edhe mungesë të stabilitetit për investitorë të huaj.

Heshtja e institucioneve kompetente për të pestën herë rradhazi le të kuptohet që ato ose nuk janë të gatshme për t’i mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e sukësesëshme ose përkrahin fushatën antishqiptare që ka për qëllim pengimin e biznesit shqiptar.

Shpresoj që ky rast të mos kalojë në heshtje dhe besoj që kjo problematikë duhet të ngritet në instancat më të larta vendore dhe kombëtare” – ka shkruar Kamberi në facebook.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, është zyrtari i parë shqiptar që ka reaguar pas dëmit të shkaktuar kompanisë shqiptare “Saba Bellça” nga Presheva./Lugina-Lajm/