Në kuadër të “Javës së Diasporës”, e cila këto ditë, këto ditë po manifestohet me një varg aktivitetesh për nder të mërgimtarëve, nën patronatin e Komunës së Bujanocit, u zhvillua një tryezë e hapur me rastin e shpalljes së vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe përvjetorin e 550-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Në këtë tryezë të hapur merrnin pjesë përfaqësues nga jeta institucionale e Komunës së Bujanocit dhe më gjerë, duke filluar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Ymeri, kryetari i Komunës dhe Kuvendit të Bujanocit: Shaip Kamberi dhe Adnan Salihu, deputeti popullor Fatmir Hasani dhe të tjerë.
Për rolin dhe rëndësinë e Viti mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe 550 vjetorin e vdekjes së heroit legjendar të shqiptarëve, foli prof. dr. Lulzim Lajçi nga Instituti i Albanologjik nga Prishtina.
Viti 2018 është shpallur për botën shqiptare Vit i Skënderbeut dhe po gjen hapësirë veprimi në të gjitha trojet shqiptare, duke llogaritur edhe Komunën e Bujanocit, njofton jetapress.