Ballina Lajme Valon Etemi publikon makinerinë e djegur në Vranjë: Deri kur do të...

Valon Etemi publikon makinerinë e djegur në Vranjë: Deri kur do të vazhdojnë të ndodhin këto nënçmime dhe këto përbuzje në ketë shtete ‘Demokratik’

SHPËRNDAJE

Valon Etemi, bashkëpronar i kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva, nëpërmjet një postimi në facebook, ka publikuar makinerinë e djegur qëllimisht në Vranjë.

“Deri kur do të vazhdojnë të ndodhin këto nënçmime dhe këto përbuzje , fatkeqësisht në këtë shtet të ashtëquajtur ‘Demokratik’”- ka shkruar Etemi në facebook.

Gjatë orëve të para të mëngjesit në Vranjë, kompanisë shqiptare “Saba Bellça” nga Presheva, qëllimisht i është djegur makineria “finisher” me vlerë afro 100 mijë eurove. Deri më tani, nuk janë zbuluar autorët e ngjarjes, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë “Saba Bellça”, kanë akuzuar shtetin që qëllimisht nuk po i zbulon autorët./Lugina-Lajm/