Ballina Lajme VITI MBARËKOMBËTAR I SKËNDERBEUT EDHE NË BUJANOC

VITI MBARËKOMBËTAR I SKËNDERBEUT EDHE NË BUJANOC

SHPËRNDAJE

Në kuadër të “Javës së Diasporës”,  e cila këto ditë, këto ditë po manifestohet me një varg  aktivitetesh për nder të mërgimtarëve, nën patronatin e Komunës së  Bujanocit, u zhvillua një tryezë e hapur me rastin e shpalljes së vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe përvjetorin e  550-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Në këtë tryezë të hapur merrnin pjesë përfaqësues nga jeta institucionale  e Komunës së Bujanocit dhe më gjerë,  duke  filluar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Ymeri, kryetari i Komunës  dhe Kuvendit të Bujanocit: Shaip Kamberi dhe Adnan Salihu, deputeti popullor Fatmir Hasani dhe të tjerë.

Për rolin dhe rëndësinë e Viti mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe 550 vjetorin e vdekjes së heroit legjendar të shqiptarëve, foli prof. dr. Lulzim Lajçi nga Instituti i Albanologjik nga Prishtina.

Viti 2018 është shpallur për botën shqiptare Vit i Skënderbeut dhe po gjen hapësirë veprimi në të gjitha trojet shqiptare, duke llogaritur edhe Komunën e Bujanocit, njofton jetapress.