Ballina Lajme Kurti mbështet kërkesën e shqiptarëve nga Referendumi i vitit 1992

Kurti mbështet kërkesën e shqiptarëve nga Referendumi i vitit 1992

SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, e mbështet kërkesën e shqiptarëve nga Referendumi i vitit 1992.

Ai në një intervistë për “Zërin”, po ashtu ka folur edhe për takimin me ambasadorin e SHBA-ve me të cilin thotë se do të takohen së shpejti.

Zëri: Këto ditë keni takuar edhe liderin e opozitës Albin Kurtin. A e përkrah Kurti këtë iniciativë të Thaçit?

Kamberi: Nuk është asgjë e re kur thuhet se në mes tyre ka dallime të shumta në mendime. Por, zoti Kurti pavarësisht se mendon që “korrigjimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës nuk janë rrugë që ofrojnë zgjidhje, pa kurrfarë rezerve mbështet kërkesën e shqiptarëve nga Referendumi i vitit 1992.

Zëri: Keni takuar ambasadorët e SHBA-së e të BE-së të akredituar në Serbi. A e përkrahin ata idenë e shkëmbimit të territoreve?

Kamberi: Me ambasadorin e SHBA-së do të kemi takim javën tjetër, sa u përket përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë dhe për shkak të pushimeve verore presim që takimet me ta të mbahen në fillim të shtatorit.