Ballina Kuriozitet PUS APO ILUZION OPTIK? TURISTI PËRFUNDON NË SPITAL NGA KJO VEPËR ARTI

PUS APO ILUZION OPTIK? TURISTI PËRFUNDON NË SPITAL NGA KJO VEPËR ARTI

SHPËRNDAJE

Një turist në ekspozitën e Anish Kapoor në muzeun e Serralves në Porto ka përfunduar në spital pasi ra brenda një vepre arti, një vrimë e thellë 2.5 metra.

Sipas tyre turisti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai iu është afruar vrimës së zezë për të kuptuar nëse është e vërtetë apo iluzion dhe ka rënë brenda, transmeton oranews.

Zëdhënësi i muzeut shtoi se është ndjekur protokolli i sigurisë dhe se ka shenja paralajmëruese, si dhe një anëtar të stafit të galerisë brenda instalimit.

Ajo është mbyllur përkohësisht derisa institucioni të vlerësojë se çfarë ka ndodhur, por shpreson ta rihapë atë “brenda disa ditëve”.

Sipas raportimeve i plagosuri është një italian rreth moshës 60-vjeç.

Vepra e artit ‘Descent into Limbo’ përbëhet nga një ndërtesa në formë kubike, brenda së cilës mund të hyjnë vizitorët dhe një vrime të zezë rrethore në dyshemenë e saj.

Anët e vrimës janë të veshura me pigment të zi, duke i dhënë iluzionin e një vrime të thellë.