Ballina Publicitet AL PACIONO NUK DO TË JETË NË ROLIN KRYESOR TË FILMIT “SCARFACE”

AL PACIONO NUK DO TË JETË NË ROLIN KRYESOR TË FILMIT “SCARFACE”

SHPËRNDAJE

Filmi kult “Scarface” do të ketë edhe një vazhdim të ri pas 35 vjetëve kur u shfaq për herë të parë në kinematë botërore.

Regjisori Antonie Fuqua ka pohuar se është duke punuar në skenarin e ri që do t’i përshtatet një historie reale të ditëve të sotme.

“Skenari është i thjeshtë. Një burrë i varfër që do të ketë gjithçka. Dhe nuk ndalet në asnjë moment, pavarësisht kush i del përpara”, ka thënë regjisori.

Por, për dallim që vite më parë në rolin kryesor u shfaq Al Paciono, tani në të riun do ta shohim Denzel Washingtonin.

Ky i fundit mësohet se ka thënë “Atë rol e ka vulosur Al Pacino dhe s’diskutohet më”.

Filmi në versionin e ri do të flasë për një gangster që bëhet bos droge dhe shkon në Los Angelos.

Ndryshe, xhirimet pritet të fillojnë në fillim të vitit 2019 në disa qytete të ndryshme amerikane.