Ballina Sport Gjermani 0–0 Francë, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë portierët dhe mbrojtësit

Gjermani 0–0 Francë, notat e lojtarëve: Shkëlqejnë portierët dhe mbrojtësit

SHPËRNDAJE

Liga e Kombeve ka nisur me një supersfidë ku janë përballur dy Kombëtaren gjigante Gjermania dhe Franca.

Ndeshja e zhvilluar në Allianz Arena të Munichut ka përfunduar pa fitues 0-0.

Në këtë takim në plan të parë kanë ardhur portierët e të dyja Kombëtareve që kanë bërë pritje fantastike.

Manuel Neuer ishte brilant tek gjermanët ndërsa Alphonse Areola tek kampionët e botës.

Portieri i Bayernit por edhe mbrojtësit Mats Hummels, Mathias Ginter dhe Joshua Kimmich ishin më të mirët tek pancerët.

Ndërkohë përveç portierit Areola, Benjamin Pavard dhe Samuel Umtiti patën paraqitje të mira tek Franca. /Telegrafi/