Ballina Sport Emocionuese: Sportisti amerikan e dorëzon titullin për shkak të sëmundjes

Emocionuese: Sportisti amerikan e dorëzon titullin për shkak të sëmundjes

SHPËRNDAJE

Roman Reigns, ylli amerikan i Urestling, po kalon një moment të trishtuar në jetën e tij. Ai ishte diagnostikuar me leucemi 10 vite më parë, ndërsa tani zbuloi se sëmundja ishte rikthyer dhe si pasojë ai nuk mund të vazhdojë të ushtrojë sportin e tij.

Menjëherë pas lajmit, fansat e tij i dërguan mijëra mesazhe mbështetjeje në rrjetin social Twitter. Roman, një ish-lojtar i futbollit amerikan e bëri njoftimin në ring. 33 vjeçari ndër të tjera tha.

“Ju mi keni bërë ëndrrat realitet. Nuk ka rëndësi nëse do brohorisni për mua apo do më shani. Unë vetëm ju them faleminderit” u shpreh i emocionuar kampioni i Urestling.

Ndër të tjera sportisti amerikan u shpreh se sapo të shërohet do të kthehet në shtepi. “Do ta mund këtë sëmundje dhe së shpejti do të më shihni sërish” deklaroi Roman Reigns. /Insporti

WWE

@WWE

.@WWERomanReigns has to relinquish the Universal Championship due to a battle with leukemia.

WWE

@WWE

EXCLUSIVE: Moments after announcing that his returning leukemia has forced him to relinquish the Universal Championship, @WWERomanReigns is met with an outpouring of support backstage.

© ZËRI.INFO