Ballina Publicitet 50 Cent e çon në nivel tjetër armiqësinë me Ja Rule –...

50 Cent e çon në nivel tjetër armiqësinë me Ja Rule – blen 200 bileta nga koncerti i rivalit të tij, ashtu që ulëset nga rreshti i parë të jenë të zbrazëta

SHPËRNDAJE

50 Cent ka qenë gjithmonë ndër personazhet e njohura që ka lënë shenjë me veprimet e tij në skenën e muzikës dhe filmit.

Ndërsa kësaj radhe e ka çuar në nivel tjetër armiqësinë e tij me rivalin e tij, Ja Rule.

“Njerëzit mendojnë se jam i keq, prandaj shikojeni këtë. 15 dollarë, prisni ta shihni se çfarë do të bëj tash”, ka shkruar reperi në Instagram krahas një fotografie të biletave që shiten në Groupon.

Koncerti i Ja Rule do të mbahet më 9 nëntor në Arlington të Teksasit, ndërsa 50 Cent është kujdesur që të ketë sa më pak të pranishëm.

Për më shumë, reperi që e ka provuar veten edhe si aktor, e ka publikuar një fotomontazh në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet vetëm në mesin e ulëseve të zbrazëta.

Edhe pse koncerti nuk është mbajtur akoma, 50 Cent është shfaqur sikur koncerti të ishte mbajtur duke shkruar: Çfarë koncerti, mendoj i shkëlqyer. Bëje prapë. Fëmija im shkoi në tualet”.

Zënka e dy reperëve daton që para 15 vitesh, ndërsa secili e ka versionin e vetë për mënyrën si filloi.

Sipas Rolling Stone, Curtis Jackson (50 Cent) thotë se Ja Rule e kishte akuzuar pa të drejtë për vjellje të stolive dhe këtë ia kishte thënë themeluesit të Murder Inc. Records, Irv Gotti.

Ja Rule (Foto: Mike Coppola/Getty Images for MTV/Guliver)

Teksa Jeffrey Atkins (Ja Rule) deklaron se armiqësia mes tyre ka nisur gjatë xhirimit të një videoklipi në qytetin e tyre, Queens. Sido që të jetë, që nga ajo kohë dy reperët kanë vazhduar me vite të tëra duke i bërë ‘diss-e’ njëri-tjetrit. /Telegrafi/