Ballina Lajme Parlamenti Evropian miraton Rezolutën ku kërkohet liberalizimi

Parlamenti Evropian miraton Rezolutën ku kërkohet liberalizimi

SHPËRNDAJE

Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën për Kosovën, ku kërkohet liberalizimi i vizave. 

Rezoluta e përgatitur nga raportuesi Igor Šoltes ka marrë 393 vota për, 139 vota kundër dhe 71 abstenime.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisionieri Hahn tha: “Qëndrojmë mbrapa vlerësimit që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”.

Ndërsa, në emer të Këshillit të BE-së, Sekretarja e Shtetit e Austrisë. Znj. Karoline Edtstadler tha: “Keshilli është duke shqyrtuar propozimin për liberalizimin e vizave, dhe nuk kemi ndonjë afat para nesh. Sidoqoftë, përgjegjesia është mbi Kosoven që të vazhdojnë reformat”.

Gjatë diskutimeve të vonshme mbrëme, seanca plenare ftoj për heqjen e tarifes 100%, normalizimin e marrëdhenieve, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sa i përket tarifës 100%, Komisionieri Hahn tregoi qëndrim të prerë: “Vendosja e tarifave ka shkel CEFTA-në dhe është në kundërshtim me frymën e MSA-së. Menjëhere të shfuqizohet. Shpejtësia e reformave Evropiane është shumë e ngadaltë.”