Ballina Publicitet Rita Ora duket atraktive edhe me kostum të çuditshëm

Rita Ora duket atraktive edhe me kostum të çuditshëm

SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit “Phoenix”.

Ajo ka promovuar këngët e saj të reja në evente dhe shfaqje të përmasave botërore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, Rita kujdeset që të promovojë albumin e ri edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive në një kostum mjaft të çuditshëm.

Foto: Rita Ora/Instagram

Bëhet fjalë për një kostum gjysmë blu dhe gjysmë kafe, me të cilin ajo u prezantua në koncertin e saj të fundit në Los Anxhelos.

Foto: Rita Ora/Instagram

Pamja e saj prej bionde me flokë të shkurtra dhe syzet blu, i dhanë Ritës një figurë edhe më tërheqëse.

Foto: Rita Ora/Instagram

Pak ditë më parë, ajo publikoi edhe një tjetër bashkëpunim me Clean Bandit dhe Kyle, këngën me titull “Nowhere”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/