Home Lajme Çmenden serbët: Kosova blen në SHBA 4 miliardë dollarë armë, edhe sistemin...

Çmenden serbët: Kosova blen në SHBA 4 miliardë dollarë armë, edhe sistemin antiraketor Patriot

10
SHARE

Media serbe shkruan se “njeriu më i fuqishëm nga Prishtina” ka shkuar në Amerikë për të blerë armë për Ushtrinë e Kosovës.

“Veseli e ofron Trepçën për 4 miliardë dollarë”, është titulli i gazetës serbe.

Sipas kësaj gazete, Kosova është e gatshme që pasurinë minirare dhe energjetike t’ia jap Amerikës për armë.

“Për përgatitjen, armatimin dhe blerjen e sistemit antiraketor ‘Patriot’, Prishtina është e gatshme që amerikanëve t’ua jap pasurinë minerare dhe energjetike”, shkruan tutje media.

Kjo gazetë po ashtu ka botuar edhe një letër të ish Presidentin George Bush, sipas të cilës qysh në vitin 2008 ia ka miratuar ndihmën ushtarake Kosovës.