Home Lajme E nervozoi përkthyesja, Talat Xhaferi i mëshon tavolinës: Fol Shqip!

E nervozoi përkthyesja, Talat Xhaferi i mëshon tavolinës: Fol Shqip!

24
SHARE

Një moment pakujdesie e përkthyeses e ka nervozuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, në momentin që po i drejtohej mediave bashkë me kolegun e tij shqiptar Gramoz Ruçi.

Kryeparlamentarit Xhaferi i është dashur të trokas disa herë në foltore për ta sinjalizuar përkthyesen se duhet të fillojë të përkthejë deklaratën e tij nga gjuha maqedonase në shqip.

Megjithatë, duket se përkthyesja nuk e kishte mendjen fare tek konferenca për media. Xhaferi fillimisht ka pritur disa çaste përkthyesen për të nisur punën e saj, e cila sapo ka hapur gojën ka bërë edhe gabimin e radhës. Në vend që të përkthente fjalët e Xhaferit nga maqedonishtja në shqip, përkthyesja vetëm ka përsëritur fjalët e tij në maqedonisht nga fjalimi i përkthyer paraprakisht që po mbante në dorë.

Me këtë rast Xhaferi i ka rënë për së dyti herë foltores dhe e ka sinjalizuar përkthyesen se fjalët e thëna në gjuhën maqedonase duhet të përkthehen në shqip për të kuptuar kolegu i tij shqiptarë Gramoz Ruci se cfarë po thoshte Xhaferi.