Ballina Aktuale Ambasadori amerikan: Votimi për FSK-në, historik

Ambasadori amerikan: Votimi për FSK-në, historik

SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e ka quajtur ‘historik’ votimin e nesërm të tri ligjeve me të cilat Kuvendi i Kosovës do ta nisë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një deklaratë të postuar të enjten në Twitter, Kosnett përsëriti se SHBA-ja do ta mbështesë FSK-në në zhvillimin e saj profesional.

“Votimi i nesërm për transicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe”, tha ambasadori amerikan.

“Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim solemn dhe ripërkushtim për paqe, stabilitet e prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe faktorët ta fokusojnë energjinë në dialog”, tha ai.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ambasadori-amerikan-votimi-per-fsk-ne-historik-605163/?fbclid=IwAR2Ul0ZSQ26xbe25DZmE5hi6Ws5K7Go1TKY0HcJGxlm8SMJD1z8mOY4zQpY?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright