Ballina Lajme Nis takimi në Bruksel, Haradinaj përballë BE-së për taksën

Nis takimi në Bruksel, Haradinaj përballë BE-së për taksën

SHPËRNDAJE

Ka nisur në Bruksel takimi i Kosovës me Bashkimin Evropian në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit (MSA).

Haradinaj do ta kryesojë këtë takim ku, ndër të tjera, pritet të diskutohet edhe tema jashtë rendit të zakonshëm të këtij Këshilli.

E, siç raportuan mediat, Haradinaj do të përballet me BE’në edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë. Aty është raportuar të jenë zyrtarja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini si dhe komisionari Johannes Hahn.

Pikërisht këta dy përfaqësues të BE’së edhe dje kishin hedhur firmën në një letër për Haradinajn, ku kërkohej heqja e taksës ndaj Serbisë, në këmbim të largimit të emërimit “UNMIK” për Kosovën në CEFTA.

Qeveria Haradinaj kishte refuzuar të jepte ndonjë qëndrim më të detajuar lidhur me këtë letër, por kishin përsëritur se taksa qëndron dhe qëndrimet e Qeverisë janë ato të deritashmet.

Sidoqoftë, edhe Serbia do të zhvillojë takimin e njëjtë me BE-në për MSA’në. Takimi i Ana Brnabic me BE’në do të mbahet nesër.