![auto-sepolte-di-neve-in-austria-ecco-come-liberarle-video-meteo-55478_1_1-e1547505777218-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2019/01/auto-sepolte-di-neve-in-austria-ecco-come-liberarle-video-meteo-55478_1_1-e1547505777218-780x439.jpg)
Në internet është duke qarkulluar një video në të cilën thuhet se shihet se me çfarë u përballën mysafirët e një hoteli në vendpushimin e skive të Obertauern të Austrisë.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa pjesë të Alpeve, lartësia e mbulimit të borës është më e larta në disa qindra vitet e fundit.
Madje, në disa male, lartësia e borës thuhet të ketë arritur deri në tri metra.
Dhe me çfarë problemesh ishin ballafaquar mysafirët tregojnë pamjet e regjistruara në parkingun para hotelit Gamsleiten. /Telegrafi/