Ballina Lajme Rrustem Mustafën në Hagë, Thaçi e cilëson si fotografi të ditës

Rrustem Mustafën në Hagë, Thaçi e cilëson si fotografi të ditës

SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje ka përshëndetur ish-komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafën dhe Sami Lushtakun para se të niseshin për në Hagë.

Ndërsa sot, presidenti ka publikuar një fotografi në Facebook, të Rrustem Mustafës nga Haga duke e quajtur ‘fotografia e ditës’.

Mustafa u intervistua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë për rreth 7 orë.

Ndërsa dje, Thaçi deklaroi se Kosova beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe në drejtësi.

“Shkuarja për intervistim e gjeneralëve të UÇK-së, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, eprorëve dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, dëshmon edhe një herë fisnikërinë dhe drejtësinë e luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK-së”

Kujtojmë se këtë javë në Hagë do të intervistohet edhe ish-komandanti, Sami Lushtatu.