![9402860-65646910-31a8405a56a94d7c84af219acf376c36aa50be6f-1548418978-3671-1-1548418978-728-bbebb2fdce-1548670207-780x439](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2019/01/9402860-65646910-31a8405a56a94d7c84af219acf376c36aa50be6f-1548418978-3671-1-1548418978-728-bbebb2fdce-1548670207-780x439-640x360.jpg)
Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalta mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.
Kombinimi i mjaltës me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjalta para shtrati dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit.
Bëni gjumë shumë më të mirë
Mjalta përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon
i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është
koha për të fjetur. Ndonëse trupit i nevojitet ky amino-acid, trupi nuk e
prodhon në mënyrë natyrale, andaj duhet ta marrim atë duke konsumuar
ushqime si mjalta.
Ju ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut
Pasi që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në
zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së
gjakut është kyçe për shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalta
përmban antioksidues të cilët janë dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e
gjakut.
Do t’i ulni trigliceridet
Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjenden në gjak.
Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të
sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Fatmirësisht, mjalta është ndërlidhur
me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.
Ju forcohet sistemi i imunitetit
Mjalta është e pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë
të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë
më të fortë në luftimin e infeksioneve që shkaktohen nga
mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.
Yndyra fillon të digjet më shpejt
Mjalta mund ta shpejtojë edhe metabolizmin duke prodhuar efekt
termogjenik në trup. Kjo nënkupton se e rritë qarkullimin, i cili e
rritë temperaturën e trupit për pak dhe kështu ju ndihmon të digjni
yndyrë pa u përpjekur shumë. /Telegrafi/