Ballina Sport Milani nis negociatat me Chelsean për blerjen e Bakayoko-s

Milani nis negociatat me Chelsean për blerjen e Bakayoko-s

SHPËRNDAJE

Futbollisti Bakayoko po bind gjithnjë e më shumë drejtuesit e AC Milanit.

Sipas medieve italiane, “Rossonerët” kanë nisur negociatat me Chelsean për blerjen e plotë të kartonit te Bakayoko-s.

Bakayoko po luan sezonin e parë tek milanistët në formë huazimi nga “Blutë” e Londrës, transmeton RTKLive.

“Bakayoko po bind gjithmonë e më shumë. Drejtuesit e Milanit kanë nisur bisedimet me Chelsea për blerjen e lojtarit”, shkruajnë mediet italiane.