Ballina Aktuale Homazhe te varri i Lulzim Sahitit nga Medvegja

Homazhe te varri i Lulzim Sahitit nga Medvegja

SHPËRNDAJE

Kaluan tre vjet nga vdekja e papritur e veprimtarit të shquar nga Komuna e Medvegjës Lulzim Sahiti, i njohur në popull me shkurtesën LULI.

I ndjeri, dritë pastë, shkoi në moshë të re, ai ndërroi jetë në moshën 39 vjeçare, më 19 shkurt të vitit 2016.

Luli sa ishte gjallë kryente misionin e kryetarit të Bashkësisë Islame në Medvegjë dhe një bashkëpunëtor i denjë i BIPMB-së. Ai, gjithashtu, ishte edhe aktivist politik i Degës së PVD-së në Medvegjë.

Familjarë dhe miq të familjes Sahiti, ku nuk mungonin as strukturat udhëheqëse të komunës, dje me rastin e tre vjetorit të vdekjes së Lulzim Sahitit, vizituan varrin e tij, duke i bërë homazhe dhe duke i vendosur lule, njofton Jetapress.