Ballina Aktuale Reisi Rexhepi: Falënderon presidentin shqiptar Ilir Meta

Reisi Rexhepi: Falënderon presidentin shqiptar Ilir Meta

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reis-ul-ulema Sulejman ef. Rexhepi, dje, publikisht, ka falënderuar shtetin shqiptar, autoritetet shqiptare, presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, për dhënien e zyrtarisht të pasaportës shqiptare.

“Ndihem veçanërisht i nderuar dhe shpreh kënaqësinë time që me përkrahjen e Presidentit Ilir Meta,njeriut që me tërë qenien e vetë po përkujdeset për shqiptarët kudoqofshina ata, autoritetet përgjegjëse të shtetit shqiptar më mundësuan të pajisem me pasaportën shqiptare të cilën e konsideroj tej mase të vlefshme, qoftë nga ana simbolike, qoftë nga ajo praktike. Kjo pasaportë është gëzim i imi dhe realizim i një dëshire të kahmotshme sepse duke e poseduar atë unë e ndjej vehten edhe konkretisht pjesë të shtetit tim amë. Zoti e bekoftë Presidentin Meta, Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha mes tjerash në falënderimin  e tij Reis-ul-ulema Sulejman ef. Rexhepi.

Myftiu i Luginës së Preshevës, z/reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Nexhmedin ef. Saqipi, e përgëzon homologun e tij, duke i uruar suksese të mëtejme. Ai, gjithashtu, potencoi se miku i tij Sulejman ef. Rexhepi, pas marrjes së dekoratës presidenciale të SHBA-ve të nënshkruar nga presidenti Trump dhe të dekoratës nga Republika e Shqipërisë dhe presidenti i saj Ilir Meta, është një tregues i mirë se këto e legjitimojnë që Reisi  Sulejman ef. Rexhepi, të behet lider shpirtëror i të gjithë shqiptarëve, njofton Jetapress.