Ballina Humor-argëtim LUANI DHE DHELPRA

LUANI DHE DHELPRA

SHPËRNDAJE

Fabula

Luani dhe dhelpra dolën së bashku për gjah. Sipas këshillës së dhelprës luani i çoi fjalë gomarit të vinte për të lidhur miqësi midis dy familjeve të tyre.

Gomari erdhi në vendin e takimit shumë i gëzuar, por kur erdhi luani iu hodh në fyt dhe e mbyti. Ja ku e kemi drekën e sotme i tha dhelprës. Rri e ruaje sa të kthehem unë. E mjera ti po guxove ta shkelesh urdhrin tim. Iku luani dhe dhelpra po priste, kur pa se mbreti s’po dukej ia nxori trutë gomarit dhe i kollofiti.

 Luani erdhi dhe tha: ç’i bëre trutë madhëri….. po të kishte pasur tru gomari s’ do të binte në kurthin tuaj.