Ballina Aktuale Thaçi: Nëse Kuvendi nuk e aprovon marrëveshjen për bashkëngjitjen e Luginës me...

Thaçi: Nëse Kuvendi nuk e aprovon marrëveshjen për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën, unë jap dorëheqje

SHPËRNDAJE

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për marrëveshjen e pritur me Serbinë dhe për rishikimin e kufirit mes dy vendeve. Kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se nëse marrëveshja me Serbinë nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, ai do të japë dorëheqje, për ta dërguar atë në referendum. “Edhe kritikët të mos mendojnë që do të shkel Kushtetutën. Kushtetutën nuk e shkel kurrë, por për ta ndryshuar po. Mund të arrijmë marrëveshjen, pastaj i propozohet Kuvendit të Kosovës, i cili e aprovon ose jo. Nëse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci i bashkëngjiten Kosovës me marrëveshje, dhe Kuvendi i Kosovës nuk e aprovon, unë jap dorëheqjen ose shpall referendum”, ka deklaruar Thaçi.